Roy Macaraeg: Janë gënjeshtra lajmet e përhapura për gjoja largimin e trupave amerikane nga Kosova

Roy Macaraeg: Janë gënjeshtra lajmet e përhapura për gjoja largimin e trupave amerikane nga Kosova

Udhëheqësi i bazës ushtarake amerikane të Bondstilit, në Kosovë, Roy Macaraeg ka thënë se vendimi për largimin e trupave nga Kosova merret nga niveli politik. Por, ka thënë se pozicioni i Amerikës është sqaruar nga Ambasada në Prishtinë se misioni ushtarak i amerikanëve vazhdon në Kosovë. “Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Macaraeg për mediet serbe. Ky zyrtar ushtarak ka mohuar mundësinë e krijimit të një baze të re ushtarake në Veri të Kosovës. Ka thënë se një e tillë ekziston atje dhe nuk ka nevojë për baza te reja. Deklaratat e ushtarakut amerikan kanë ardhur pas gënjeshtrave  të përhapura në disa jugo-medie në Kosovës dhe  në portale serbe,  të cilat  propagandojnë gjoja largimin e  Amerikës nga Kosova dhe  mbylljen  kampit ushtarak  Bondstil, sepse  Kosova nuk po e përfillka kërkesën amerikane për heqjen e taksës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë …