leoni

Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Rozeta Hajdari thotë se 48 biznese të regjistruara në ARBK janë me emërtime kundërkushtetuese

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë me dije se më 6 korrik 2023 kanë themeluar Komisionin për riverifikimin e dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. Sipas Hajdarit, deri më tani janë konstatuar se 48 biznese janë të regjistruara në ARBK me emërtime kundërkushtetuese, dhe e njëjta ka thënë se edhe për këto biznese do të veprojnë njëjtë si në rastin e Klan Kosovës. “Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” “Gjakovë – Republika e Serbisë” etj”, ka shkruar Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …