leoni

Pas të temperaturave të larta i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është duke u përballur me stuhi breshëri dhe shiu

Pas temperaturave të larta i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është duke u përballur me stuhi breshëri e shiu

Shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë dhe disa pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës janë përfshirë nga fronti i ftohtë ajror që vjen nga Alpet Evropiane. Fronti do të kushtëzojë krijimin e rrebesheve dhe stuhive të fuqishme lokale në shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Serbisë. Në territoret tona fronti arrin i dobësuar në orët e vonshme të pasdite ose në mbrëmje ku parashihen zhvillime të rrebesheve të izoluara në territorin e Kosovës dhe Kosovës Lindore. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal, prandaj në disa vise priten rrebeshe intensive kalimtare, kurse në shumë vise tjera nuk prite reshje fare. Gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm të së hënës ka pasur rrebeshe me vetëtima në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në Rrafshin e Kosovës, por të gjitha kanë qenë të karakterit lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …