Rrahim Bektashi: HUMANIZMI THEKSON VLERAT E DINJITETIT NJERËZOR

Në shkollën fillore të mesme dhe të ulët “ Emin Duraku” në Prizren u finalizua aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare në ndihmë të nxënësit me nevoja të veçanta, Adi Skerajt, i cili pritet t’i nënshtrohet një operacioni për ta ndihmuar të ecë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
Nga ky aksion u mblodh shuma prej 8157.30 eurosh, e cila iu dorëzua familjes së nxënësit në fjalë.
Ky aksion dëshmoi edhe një herë vlerat e larta të solidaritetit, humanizmit dhe bashkëpunimit në komunitetin tonë, tipare të cilat triumfojë mbi çdo gjë tjetër. Kontributet e mbledhura simbolizojnë mbështetje përtej asaj financiare: një përkrahje morale dhe shpresë për nxënësin dhe familjen e tij.
Shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aksioni dhe kontribuan në këtë nismë shpresëdhënëse.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet libri “Koha pa etos” i autorit Besim Baraliu në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në praninë e lexuesve të librit, …