Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj: Tash e kemi një komplikim në e-Kosova për rimbursim të teksteve shkollore

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën përmes aplikimit e-Kosova, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se ky është komplikimi i radhës nga kjo ministri Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ministrja Nagavci për vendimin e marrë do duhej të i kërkonte falje prindërve dhe mësimdhënësve. Ai foli edhe për komplikimet që po shfaqen në platformën online, e-Kosova. “Ky është një komplikim i radhës dhe unë po them që Ministria lë të bëj çfarë të dojë, pasi Nagavci në takimin e dytë më mediat është dashur të kërkoj falje prindërve dhe mësimdhënësve për gjërat që kanë ndodhur me tekstet shkollore. Tash e kemi një komplikim në e-Kosova për rimbursim të teksteve shkollore. Kjo po krijon telashe ngase siç e lexova nga mediat, pasi me Monostrinç  nuk kemi ndonjë komunikim për shkak të qëndrimeve të Nagavcit, se ajo mendon që vet duhet të bëj gjithçka për arsimin e kjo po i del gabim”, ka thënë, Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …