Rrahman Rama e Dietmar Mosmann, raportuan në Komitetin për Operacione dhe Politika të NATO-s, në Bruksel

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Dietmar Mosmann, qëndruan për vizitë dy ditore zyrtare në Shtabin e NATO-s në Bruksel, në Komitetin për Operacione dhe Politika. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama para këtij komisioni raportoi për  bashkëpunimin me NATO-n, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së gjatë vitit 2016 dhe për vizionin dhe objektivat e FSK-së për të ardhmen.Ndërsa, gjenerali Dietmar Mosmman, raportoi për zhvillimin e mbështetjen dhe bashkëpunimin me FSK-në, si dhe për detyrat në të ardhmen. Prezantimet e gjeneral Ramës dhe gjeneral Mosmann u mirëpritën nga të pranishmit në komitet, madje ata edhe u inkurajuan nga përfaqësuesit e këtij komitetit për të arriturat e deritashme dhe për vizionin e tyre për zhvillimin e FSK-së në ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …