leoni

Rregullohet infrastruktura rrugore në tri fshatra të Malishevës

Fshatrat Balincë, Mleqan dhe Plloqicë, në Komunën e Malishevës, janë bërë edhe me disa rrugë të rregulluara. Pas zgjerimit, rregullimit dhe bazës së rrugëve, këto ditë janë asfaltuar dy rrugë në Balincë, tri rrugë në Mleqan dhe të gjitha rrugicat në fshatin Plloqicë. Me këto rrugë, pothuajse është përfunduar rregullimi i infrastrukturës në këto fshatra. Rrugët e përfunduara, të gjitha, kanë rëndësi jetike për banorët e lagjeve  të këtyre fshatrave, pasi lidhen me rrugët kryesore, apo edhe me shkollat në fshatrat e tyre, dhe rrjedhimisht lehtësohet qarkullimi i banorëve brenda fshatit. Sipas drejtorit të urbanizmit, Ahmet Morina, pothuajse të gjitha rrugicat e këtyre fshatrave janë rregulluar, dhe këto janë investime nga buxheti komunal i Malishevës, në kuadër të investimeve kapitale, të parapara për këtë vit.

Morina, gjithashtu, ka bërë të ditur se projektet njëvjeçare, të planifikuara për këtë vit, janë drejt përfundimit dhe nuk ka vonesa në realizimin e projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …