Rregullohet rrethoja e shkollës fillore “Kenan Halimi” në Skifteraj të Vitisë

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës shkollore në komunën e Vitisë, në Skifteraj kanë nisur punimet në rregullimin e rrethojës së shkollës fillore “Kenan Halimi”. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, gjatë vizitës që i bënë punimeve të rrethojës, ka thënë se do të vazhdohet me projekte të tilla që kanë të bëjnë me infrastrukturën shkollore edhe në të ardhmen. Rrethoja e oborrit të shkollës, është investim nga buxheti komunal i Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nata e Zjarreve shënohet në Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Në Varrezat e Dëshmorëve në Viti është shënuar Nata e Zjarreve me një aktivitet përkujtimor …