leoni

Rregullohet rruga “Enver Hadri” në qytetin e Ferizajt  

Rruga ” Enver Hadri” e cila lidh rrugët “Astrit Bytyqi” dhe “Rexhep Bislimi” ka filluar të rregullohet këto ditë dhe për pak kohë do të jetë edhe e asfaltuar. Ajo është e gjatë mbi 400 metra dhe buxhetit të komunës së Ferizajt do t’i kushtojë mbi 46 mijë euro. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa u zotua me këtë rast se ky rregullim i rrugës, do t’i prijë edhe asfaltimit të më shumë se 30 rrugicave në pjesë të ndryshme të qytetit. Shtruarja e rrugëve me zhavorr po tregohet joefikase, prandaj asfaltimi po shihet si zgjidhje më e qëndrueshme.

“Kjo rrugë do t’ju parapri edhe investimeve tjera në një sipërfaqe prej 30 rrugicave të rëndësishme të qytetit në të gjitha anët e qytetit për të kulmuar më vonë edhe me fillimin e realizimit të projektit për qendrën e qytetit,  dhe pas studimit të fizibilitetit do të ketë një fillim të mbarë edhe të rregullimit të parkingjeve nëntokësore ku komuna e Ferizajt ka nevoje për to”, ka thënë kryetari Svarqa.

Edhe drejtori për Infrastrukturë Gaurr Ilazi  flet për kërkesa të ndryshme që i adresojnë tek ai banorët e lagjeve të ndryshme.

“Ka shumë rrugica të pa asfaltuara dhe duhet të asfaltohen. Ne tash për tash jemi duke bërë edhe rregullimin e shumë rrugicave nëpër rrugë të ndryshme të qytetit”, ka thënë Ilazi.

Ndërkaq banorët e kësaj rruge tregojnë se kishin vështirësi të ndryshme me ujë dhe me baltë qe një kohë të gjatë. Falënderojnë komunën për angazhimin e treguar edhe në vendbanimin e tyre.

Për vitin 2016 komuna e Ferizaj po planifikon t’i realizojë mbi 96 projekte në vlerë rreth 7 milionë euro. Por si projekti më i rëndësishëm konsiderohet asfaltimi dhe rregullimi i rrugës nga fshati Babush deri në Koshare i cili lidh dy magjistrale dhe ka koston mbi 3 milionë euro. Ky projekt do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës sikurse edhe 5 projekte të tjera në të cilat pritet të fillojnë së shpejti të punohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …