Rreth 100 njerëz janë vrarë dhe 300 janë plagosur në dy sulme me makina bombë në kryeqytetin e vendit, Mogadishu

Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ka thënë se të paktën 100 njerëz u vranë në dy sulme me makina bombë në kryeqytetin e vendit, Mogadishu. “Ne kërkojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe myslimanët në mbarë botën që të dërgojnë mjekët e tyre këtu, pasi ne nuk mund t’i dërgojmë të gjitha viktimat jashtë vendit për trajtim”, theksoi gjatë konferencës për medie, presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud. Gjithashtu njoftohet, se gjatë këtij sulmi, 300 persona të tjerë janë plagosur. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marr grupi terrorist Al-Shabaab, i lidhur me Al-Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte në shënjestër ministrinë e Arsimit për gjoja marrjen e mbështetjes nga vendet jomyslimane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …