Rreth 400 bashkatdhetarë nga vende të ndryshe të Evropës, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Kosovë

Rreth 400 bashkatdhetarë nga vende të ndryshe të Evropës, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Kosovës

Bashkatdhetarët, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, për dy ditë radhazi kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili nën moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ka hapur dyertë për ta. Me këtë rast, rreth 400 bashkatdhetarë nga vende të ndryshe të Evropës dhe botës, janë pritur nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare, me të cilët kanë bashkëbiseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për fuqizimin e rolit të tyre, si dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave në Kosovë. Po ashtu, ata janë njohur nga afër nga punëtorët e administratës me punën, funksionin dhe rolin e Kuvendit. Bashkatdhetarët janë shprehur të kënaqur për mundësinë që ju është ofruar për t’i vizituar hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …