Izraeli e falëndëron Kosovën pasi mori vendim që të radhitet krah shteteve që e luftojnë antisemitizmin

Rreth 60 organizata të të drejtave të njeriut kërkuan nga BE-ja të pezullojë marrëveshjen e partneritetit tregtar me Izraelin

Rreth 60 organizata të të drejtave të njeriut dhe të shtypit përfshirë edhe Reporterët pa Kufij (RSF), kërkuan nga Bashkimi Evropian (të pezullojnë marrëveshjen e partneritetit tregtar me Izraelin i cili vazhdon të shënjestrojë gazetarët në Rripin e Gazës si dhe të zbatojë sanksione kundër atyre që kryejnë shkelje të të drejtave, transmeton Anadolu. Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të internetit të RFS thuhet se 60 organizata të shtypit dhe të të drejtave të njeriut i bënë thirrje BE-së të ndërmarrë veprim kundër Izraelit për shkak të “numrit të paprecedentë të vdekjeve të gazetarëve dhe shkeljeve të përsëritura të lirisë së shtypit” që ka kryer që nga 7 tetori e deri më tani. Në letrën e shkruar para Samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së më 29 gusht në Bruksel dhe drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell thuhet se Vdekjet dhe shkeljet e lirisë së shtypit të shkaktuara nga Izraeli në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë e ligjit humanitar ndërkombëtar, kërkojnë pezullimin e marrëveshjes së partneritetit tregtar BE-Izrael dhe zbatimin e sanksione kundër përgjegjësve.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …