Më 27 gusht të vitit 1910 u lind, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen. U lind në Shkup. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut nga Gjakova. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Në moshën 18 vjeçare shkoi në Irlandë dhe u bë murgeshë. Në vitin 1948 me miratim të Vatikanit u caktua misionare katolike, në Kalkutë të Indisë ku ka qëndruar deri në vdekje. Në dhjetor të vitit 1979 u laurua me çmimin Nobel për paqe. Më 1985 iu dorëzua medalja Presidenciale e Lirisë nga kryetari amerikan, Ronald Regan. Vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta, të Indisë
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …