Smajl Latifi: Më 26 gusht 1998 ranë për të mos Skender Kastrati dhe Sabri Morina

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë nga Malësia e Vogël dhe Vrajaka, nderuan në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, më 26 gusht 1998. Kontributi i Skender Kastratit si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare ishte përqendruar, veç të tjerash, edhe në ruajtjen dhe në përcjelljen e luftëtarëve të lirisë që vinin e shkonin për armatime dhe për municione për luftën e UÇK-së. Kryetari latifi tha se, Malësia e Vogël, Anadrini e më gjerë, janë krenarë me sakrificën, me trimërinë dhe me rrugën e lirisë të cilën e ka trasuar Skender Kastrati, emrin e të cilit sot e mban me krenari shkolla fillore, e mbajnë rrugët dhe e gjithë kujtesa jonë kolektive. Po ashtu është kujtuar edhe një sakrificë dhe vetëflijim për atdheun që bëri Sabri Morina nga Vrajaka, i cili, në një moshë shumë të re, mori rrugën e kurbetit, si shumë bashkëkombës dhe u kthye për të dhënë gjithçka nga vrulli i tij rinor, atëherë kur atdheu kishte më së shumti nevojë. Sabri Morina ra heroikisht duke u futur në zonën e luftës, në Goden të Hasit, më 26 gusht 1998, në një pritë të ngritur nga armiqtë, së bashku me Astrit Rrushin, Besmir Bratin dhe Naim Qemajn nga zona e Krumës. Ai me shokët e armëve dhe të idealit, lanë pas vetes veprën e pavdekshme ndër breza. Sabriu la amanet idealin e lirisë që tash e trashëgojnë nipat dhe mbesat e tij. Lavdi dëshmorëve të atdheut! Lavdi Skender Kastratit dhe Sabri Morinës! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare …