leoni

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Rreth 700 biznese janë mbyllur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë

Rreth 700 biznese janë mbyllur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë. Ekspertët kanë thënë se kjo po ndodhë për shkak të rritjes së importit, shtrenjtimi i energjisë elektrike, mungesa e fuqisë punëtore, konkurrenca jo e drejtë dhe mungesa e një ligji për mbrojtjen e bizneseve. Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, thotë për KosovaPress se në vend të mbylljes, Kosova ka nevojë për hapjen e bizneseve të reja dhe fuqizimin e atyre ekzistuese. Ai ka shtuar më tutje se përveç mungesës së punëtorëve, është edhe largimi i atyre me përvojë, gjë që po e dëmton rëndë tregun vendor. Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti ka theksuar më tutje se mungesa e gatishmërisë për të hapur biznese prodhuese po ndalon rritjen e prodhimit vendor, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …