Rritet prania e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë, pas sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në veri

Autoritetet për informim  të KFOR-it, në veri të Kosovës,  kanë deklaruar për mediet se si rezultat i  tendosjes  së situatës, mes Kosovës e Serbisë,  që  në muajt e parë  të këtij viti, në Kosovë ishin dislokuar 500 trupa turke nga forca rezervë operacionale e NATO-s për Ballkanin Perëndimor, forca të cilat  në shtator i kanë  zëvendësuar trupat bullgare dhe greke. KFOR-i po ashtu bën të ditur se do të ketë edhe  përforcime të tjera nga aleatët. Anglia  i vendos edhe  rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë po ushtrohen, në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen  sërish në dialogun e ndërmjetësuar  nga BE-ja, si mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundër-produktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve, kanë thënë autoritetet e  KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …