Rritja e presionit ndërkombëtar për pezullimin e taksës vetëm sa ka thelluar përçarjen mes partnerëve të koalicionit

Rritja e presionit ndërkombëtar për pezullimin e taksës vetëm sa ka thelluar përçarjen mes partnerëve të koalicionit

Nyjës rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk i është dhënë zgjidhje as pas vizitës së nënsekretarit amerikan, David Hale. Kërkesa për pezullimin e kësaj mase, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut, ka dominuar takimin e së shtunës mes amerikanit dhe udhëheqësve institucionalë. Rritja e presionit ndërkombëtar për pezullimin e taksës vetëm sa ka thelluar përçarjen mes partnerëve të koalicionit. Haradinaj e Veseli vazhdojnë të shihen bashkë vetëm në takime me ndërkombëtarët, ku temë kryesore është taksa. Kryekuvendari Veseli, vazhdon të trumbetojë deklarativisht se nuk do të lejojë rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të cilat kanë arritur pikën më të ulët. Por janë mbushur më shumë se një muaj qëkur Veseli kishte dalë me propozimin e tij për pezullimin e taksës për 120 ditë, pas takimit të zhvilluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e avancuar PANZERFAUST 3, si …