Rrugët në hyrje të Prishtinës janë stolisur me pano të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi i cili kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008

Rrugët në hyrje të Prishtinës sot janë mbushur me  pano e pankarta  të ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili në postin e  kryeministrit e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt  të vitit 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik. Pano  me Thaçin në prag të shënimit të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë janë parë në Veternik, afër lagjes “Priam”, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq, etj. Ky  është përvjetori i 4-të qyshkur, Hashim  Thaçi si figurë kryesore e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po e pret në paraburgim, në Hagë, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndërkohë që procesi gjyqësor po vazhdon të jetë shumë i ngadaltë, me seanca të mbyllura dhe aspak transparent.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …