Osman Osmani: PKMLSHJ - ORGANIZATORE E KËRKESËS PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS III

OSMAN OSMANI: KËNGËT (E PËRMENDORET) PËR SË GJALLI

Diku në fillim të viteve të 90’ta, bashkëveprimtarët Baca Elfi Agushi bashkë me Bacën Ejup Ahmetin dhe Bacën Adem Demaçin, i cili

 posa ishte liruar nga burgu dhe ishte për një vizitë në Zvicër, nga Gjeneva erdhën për në vizitë në klubin tonë të atëhershëm shqiptar “Rilindja” në Schaffhausen.

Unë bashkë me Fatmir Bajramin, Faton Topallin, Abdullah Prapashticën e aktivistë të tjerë të rrethit tonë shoqëror organizuam një pritje festive. Mysafirëve u shtruam darkë dhe derisa ata darkonin grupi kulturor e folklorik “Afrim Abazi” që vepronte në kuadër të Shoqërisë sonë, filloi të interpretojë disa këngë nga raportuari i tyre, ndër të tjera interpretuan edhe një këngë për Bacën  Adem Demaçi. Baca Elfi, si njeri i njohur edhe për alegori e mesele, disa herë kur e ka lypur puna ka kujtuar e treguar edhe këtë ndodhi:

 

“Kur ishim me Adem Demaçin në klub të Schaffhauenit, shoqnia e Shafhauzenit na kthynë bukë. Sa ishim tu darku, do djem të ri ja murrën  kangës… dikur e knun ni kangë për Adem Demçin. Ademi si ishim tu hongër buk na tha: Hiç nuk po m’pëlqen kjo punë… Masanej i tirri ata djemt e ju tha: Djemë mos ju knoni kangë t’gjallve, por t’dekunve,… se si dihet, sot ja knoni kangën e nesër ja shani  nanën…”

(Pjesë e shkëputur nga një kontribut imi në librin kushtuar Elfi Agushit: Rrugëtimi i një bashkatdhetari“ të autorëve Sherafedin  Kadriu e Sabit Rrustemi)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …