Rrustem Geci

Rrustem Geci: P R E S H E V A

Jam bimë e Mollës së Kuqe
jo luginë, po krahinë e gjerë
jam pjesë e dheut shqiptar
jam e pushtuar nga Serbia

Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh sa jam e poshtëruar
për çdo ditë jam e burgosur

Në këtë atdhé me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegje
plotë tokën e kam me varre
plotë tokën e kam me të rënë

O ti që atje flet krejt ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im! Dhe
Shqipëri është Presheva, hej!…

 

BIJTË E BURGOSUR

Dritë  e  hënës  ç´ke moj nënë

yjet po pyesin  pse  s´ka hënë
gjyqet  e huaja  gjyq  na bëjnë
nderin e luftës  të  na  zhbëjnë

 

Oj  Kosovë , flutur   me  fletë
brenda  burgut,… burgu  vret
Burg i Huaj s´shprehë drejtësi
djemtë e tanë i mban  n´ kuvli

 

Fol Kosovë, Kosovë-Shqipëri
pjesë të tokave i kem n´robëri
plagët e tokës po  lëshojnë  za
pse s´formojmë  ushtri o vëlla

 

Gjaku i lirisë kurrë s´vjetrohet
nëpër shekuj, dhe as n´histori
fol Kosovë, trimja e shqipeve
duam Bashkimin me Shqipëri!..

 

 

GJUHA SHQIPE

Shqipërisht  e shqiptarëve
shqipërisht  e tërë atdheut
aq sa je atllantishte, aq  je
pellazge, dhe shqipërishte

 

Gjak gjuhësor  i  shqipes
gjak shkrimor  për këngë
tërë  gjuha  e shqiptarëve
flitet  dhe shkruhet bukur

 

Dy   perandori  xhelatësh
tokat na i mbushën varre
libra të  tërë  na i  dogjën
dhe vepra  krejt të fillimit

 

Jam shqipja e të  lashtëve
jam  gjaku  juaj  gjuhësor
jam gjuha  e  shqiptarëve
trashëgimtarja , Shqipëri!

 

 

ÇAMËT E ÇAMËRISË – poezi hymnore

Zeus  perëndia  po  pyet? Ç´po ndodh
me Dodonën, Akropolin, dhe  Janinën
pse kaq  shumë  emra  për  një popull
e  për  një  gjuhë, Shqipëri  pse  hesht

 

Një varr  kaq  i  stërmadh si Çamëria
edhe poezinë ma bën me lot  dhe  me
dënesë, ai  dhunim grash dhe vajzash
ishte, për pushtim tokash dhe dëbime

 

Adha, s´mund ta shoh me sy Greqinë
kur kujtoj Çamërinë, gjenocidin grek
mbi  çamët, gjithë  at´ zjarr  vrasjesh
për  t´ia  vjedh  identitetin  Çamërisë

 

Ikja  e çamëve nga Çamëria vazhdon
këngët  çame janë këngë qytetëruese
Shqipëri, pse  e  hesht çështjen çame
Lufta Trojës  s´ishte greke, po  e jona

 

Çamëri, ti  ji  përgjigja  e  popullit tënd
lëviz  në  drejtim të  gjuhës  së nënës
ftoj të gjithë çamët kudo  që  janë, të
kthehen  në dheun e të parëve të tyre!..

 

I   N  V   A   L   I   D   I

Prej gjakut të jetës  është  liria jonë
Lufta UÇK-së disave u duket asgjë
në luftë  i  kam  humbur  gjymtyrët
shumë nga tanët  tretën mërgimeve

 

Me  gjak  trimash  çliruam  Kosovën
liria gjak  prej  gjithsecilit  ka  pirë
me mija kanë  rënë  në  beteja, dhe
me mija të lidhur  na  i pushkatuan

 

Kosovë, jam  krenar  me  luftën  që
bëra, unë vet  e  zgjodha  veten  në
luftën për liri, vdekjen  e kam parë
disa  herë, lufta  m´i  mori  këmbët

 

Prej gjakut të jetës  është liria jonë
toka sërish i takon barit dhe luleve
tashti jam ( invalid )  i  pa  rëndësi
njeri i pamjaftueshëm për vetveten

 

Jam i nderuar që isha pjesë e luftës
e jo një i shtirur  dhe tregëtarë lirie
kam një mbesë me emrin, Shqipëri
luan gëzueshëm, e qeshet si fëmijë!..

Dortmund, 2016

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …