Brickos

Rrustem Geci

Rrustem Geci: Shqiptarët

Në këtë  çast  të  vet-bashkimit

 Kosovë, protesto me sa fuqi ke

 në dhomë, në banjo, në balkon

 protesto  në  të  gjitha  shtëpitë


mbushi  rrugët  me veten tënde

 që  të  dëgjoj   toka  dhe   qielli

 mbroj të mbjellat tua, mos falë 

 tokë nga toka atdheut, deli  zot 

 vetes, mbushe gojën me thirrje 

 Kosovë e përbashkimit kombëtar

 lajmëroj  të  gjitha  qytetet  dhe 

 fshatrat, lajmëroj  Univerzitetet 

 dhe  shpalle  Kosovën, Shqipëri

 që serbi të mos na futet në asht

 Në këtë  çast  të  vet-bashkimit

 mbushni sheshet  me veten tuaj

 dhe këndoni të dëgjojnë të rënët

 s´e  këtu  jemi ! Dhe gjallë jemi !

 

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Rrustem Geci: Shqipëria kërkon Shqipërinë

Ëndërra  e  të  gjithë  shqiptarëve  të
sotëm, është  kjo  tokë, është ky dhé
çdo lëvizje  e  kombit  tonë  përpara
është udhë, dhe kalim mbi errësirën

 

Dashuria  për  atdheun  është  më  e
bukura dhimbja. Ajo  i  jep  frymën
çlirimit. I mund frikat  e  dënimeve
se zogu që fluturon  s´pyet për kufij

 

Atdhe, kur do t´i ndryshojmë kufijt
pyesin të tashmit dhe të ardhshmit
pyes, si do ta zgjidhim këtë çështje
që  trojet tona të jenë të bashkuara

 

Një marrëdhënie  e  re me historinë
kujtoj  s´ e  është  e  domosdoshme
toka ka sy, sheh se çfarë po ndodhë
unë do flas, vetëm për vetëm me të

 

Arb, Shqipëria  kërkon  Shqipërinë
në të tëra  pjesët e  saj të pushtuara
s´di si do shprehet kokrra  në  kalli
Shqipëri ka vetëm  në  gjuhën time!..

 

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Rrustem Geci: SHQIPËRI NË NJË FLAMUR

Shqipëri në çdo shtëpi

është gjuha e shqiptarëve
gjaku jonë i shkruar, dhe
gjuha jonë e çdoditshme

 

Shqipëri në çdo shtëpi
është amanet i Rilindjes
amanet i gjithë të rënëve
zemra kuq e zi e atdheut

 

Shqipëri në çdo shtëpi
është një betim kombëtar
është emri yllnor i dheut
arti shqipes së përndritur

 

Shqipëri në çdo shtëpi
është Shqipëria që flet
Shqipëria që shkruan,dhe
Shqipëria, në një flamur!..

Rrustem Geci: Ese për monografinë “Shebeniku”, të  autorit, Dashamir Alliu

 Shqipëria s´mund të jetë e lirë, përderisa trojet e saj; në Iliridë, Preshevë, Bujanoc, Çamëri dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, të jenë të pushtuara, dhe vëllëzërit tanë atje të dënohen, të burgosën, të ekzekutohen, dhe të poshtërohen nga pushtuesi serb, sllavo- maqedon, dhe grek. Nuk ka rehati, dhe as nuk do ketë rehati në Ballkanin Përendimor, pa bashkimin e trojeve shqiptare, dhe pa të drejta ndërkombëtarisht të njohura të shqiptarëve. Zullumi këputet prej s´trashi thotë populli. Pushka e Kosovës, e Adem Jasharit, është kushtrim i përhershëm, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jetën s´mund ta bëjmë më të mirë më thotë Dashamiri pa i bashkuar tokat tona.

Patrioti, shkrimtari, dhe gazetari  Dashamir Alliu u lindi me 6 gusht, 1974 në fshatin Hotilisht të Librazhdit. Dashamiri shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Hotilisht, ndërsa shkollën e mallit dhe të mërgimit në Greqi. Familja Alliu në Hotilisht shquhet për shqiptarizëm dhe atdhetari. Kush s´ ka vuajtur në këtë Shqipëri më thotë Dashamiri. Mërgimi im në Greqi ishte një sprovë vuajtjeje e pashembullt. Zemra e prushëzuar e patriotit dhe shkrimtarit Alliu, po ia djegëte kraharorin së brendshmi. Ah, me ç´ prush dhe tym m´u ka mbushë kraharori.

Dashamiri Alliu, si shumë mërgimtarë shqiptarë, me të dëgjuar thirrjen e Kosovës, s´e „Atdheu është në rrezik“,  Ai, posi një patriot i vërtetë, lë bukën e hidhur të mërgimit, dhe  i bashkohet UÇK-së. Në UÇK-ë Dashamirin e  sistemojnë me kryengritësit e Llapit. Shqipëria është dashuria ime, i thoshte bashkëluftëtarit të tij, pa Shqipëri jeta ime s´ka kuptim. Ore, Shqipëri është e gjithë Kosova, Shqipëri është gjithandej Iliridës. Shqipëri është dhe Çamëria. Shqiptarët në Kosovë janë popull i parë i bimur në këto troje. Nuk ka popull më të parë se shqiptarët në Kosovë. Unë jam njëgjakësh me çdo shqiptarë të Kosovës, Iliridës, Preshevës, Bujanocit, Ulqinit dhe me shqiptarët e Mollës së Kuqe! Shqipëria natyrale më thotë Dashamiri nuk ka zëvendësim.  Shumë gjak është derdhur me fqinjët për të mbijetuar në këto troje. Nuk ka gurë toke, që nuk e ka një varr aty pranë.

Jeta pa liri dhe sovranitet shtetëror shprehej gjyshi im, Zyber Alliu, nuk të lë të ecësh përpara. Monografitë janë librat të kujtesës, libra që kohën dhe as historinë s´e lënë të gënjejnë. Monografia e shkrimtarit, Dashamir Alliu, „Shebeniku“, është një dramë e kujtesës historike të vendlindjes së tij. Dramën e të qënit i varfër dhe kryengritës, e cila brenda vetes fshehë vuajtje dhe dhimbje të mprehta. Në një çast tek bisedoja nga Lufta e Kosovës, me prindërit e mi, mëmës i thashë; Ajo më pyeti, kur do kthehesh? Unë ju përgjigja; Mëmë, unë do kthehem me lirinë e Kosovës! Mëma ime u përmallua shumë nga gëzimi dhe emocioni, dhe ia plasi vajit. Ndërsa fjala e saj qe; djali im, të paqa sa malet! Ai urim nëne ishte një kushtrim në kraharorin tim.

Në Monografinë „Shebeneniku“, të shkrimtarit Dashamir Alliut, figurë qëndrore e librit dhe e ngjarjeve të popullit në Hotilisht, është gjyshi i shkrimtarit, Zyber Alliu, një hero i dy epokave. Kalimi nga një rexhim në një rexhim tjetër, ku ujk dhe ari qenë pushteti zogist, e mëpastaj ai komunist. Dramat e jetës na goditën me pafund. Grepi i së keqes nuk e kurseu as  vendlindjen time, Hotilishtën. Rruste, zemra ma do Kosovën. Dashurinë për Kosovën e kam dhuratë nga edukata familjare.

Në Monografinë“Shebeniku“, shkrimtari  Dashamir Alliu, me guxim dhe dashuri prej atdhetari, ndiçon gjenealogjinë e familjes, prejardhjen e të afërmëve dhe miqve, marrëdhëniet, kundërthëniet, dramat e padukshme dhe pusitë. Dashamiri në Monografinë „ Shebeniku“, ( një emërtim, sipas malit të fshatit ) në libër na e zbulon jetën e shqiptarëve të Hotiolishtit prej vitit 1888 e deri në ditët e sotme. Vuajtjet e njerëzve askund nuk janë të njëjta. Lufta me serbin, lufta me sllavët maqedon, lufta me gjermanin dhe italianin, dhe më në fund, lufta me rexhimin komunist, ishte vuajtja dhe përgjakja e qytetarëve të Hotilishtës, dhe të fshatrave përreth.

Dashamir Alliu pas mbarimit të shërbimit ushtarak, në vitin 1995 emigron në Greqi (Selanik), deri në Tetor të vitit 1998. Thirrjes së Kosovës s´e „Atdheu në Rrezik“, Dashamiri lë kurbetin dhe vjen e rreshtohet vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën e Llapit. Pas mbarimit të luftës së Kosovës, krahas aktivitetit ekonomik, Dashamir Alliu merret edhe me publicistikë, opinione-analiza,  dhe me kolumne kryesisht kombëtare. Dashamiri ka botuar dy libra, 1 . „Shebeniku“ , 2 .  „Monografik për Betejën e Tabeve të Llapashticës, Besjanës, zhvilluar në datat 21 -27 Dhjetor 1998-të“ . dhe libri i tretë, pritet të dali nga botimi në fillim të vitit 2016, me titull,  „ Ndjekje dhe persekutime“ .

Në mbyllje të esesë mund të themi se, në Monografinë „Shebeniku“, gërshetohet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja që do të vie. Autori ka arritur të shpaloj një histori të pashkruar nga kronikanët dhe historianët. Ky libër i kujtesës historike brenda vetes ka shumë porosi për kohën që po jetojmë. Prandaj, Shkrimtarit, Dashamir Alliut që aktualisht punon, krijon dhe jeton në Prishtinë, i urojmë sukses, dhe krijimtari të mbarë!

Dortmund, 2015

Rrustem Geci: HIMN PËR ATDHEUN

Kosovë, të këndoj  me gjuhën  më  të

parë  të  tokës,  me  gjuhën  e  njeriut

tonë , me  gjuhën, pellazgo-shqiptare

me gjuhën shqipe që  e fliste Homeri

 

Nuk ka një gjuhë  tjetër  perëndie, sa

shqipja jonë, sa gjaku  i  saj gjuhësor

sa dielli ynë dhe  hëna  shkëlqimtare

sa katër elementet krijuese të natyrës

 

 Kosovë, muzë me gjijë të erës, muzë

me ëndërr në shpirt, t´i je koha; dritë

t´u  bëftë  gjaku  gjuhësor  i  shqipes

dritë t´u  bëftë  gjaku  shkrimor  i  saj

 

 Jam në kodër t´Arbërisë në Prishtinë

ndryshimi tash s´ është  i  pamundur

të kaluarën e keqe e kemi përmbysur

qëllimi ynë kurrë  s´ka qenë më afër

 

Shqipëri  e të gjithë shqiptarëve, ecë

bashkoj tokat e  tua  të  pabashkuara

Ore, marsho në udhën e popullit tënd

hap udhë, të  gjithëve na ke te himni!..

 Dortmund, 2015

Rrustem Geci: Flamur Shqiptar

I nderuar flamur shqiptar
i nderuari i atdheut tim
ji zog mbret i shqiptarëve
je zog mbret i Shqipërisë

I nderuar flamur shqiptar
i nderuari i atdheut tim
je simboli i gjithë kombit
Je më trimi i gjithë neve

I nderuari flamur shqiptar
flamur gjak i shqiptarisë
i lavdishëm nëpër beteja
i lavdishëm nëpër fitore

Flamur i luftës dhe i lirisë
nderi kombit e i krenarisë
t´i na mësove atdhetarinë
fuqinë tënde të çlirimtarit

Çamëri – o tokë shqiptare
je e bimur o shpirt ku je
t´i je gjak i kombit tonë
je Shqipëri e lerë mbi dhé!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Rrustem Geci: ALFABET I SHKRONJAVE – 105 vjet të Kongresit të Manastirit

Jetojmë në të njëtën kohë
nën të njëjtin qiell me yje
ku e bukura dhe i bukuri
dihatin me të njëjtën frymë

Jetojmë në të njëjtën kohë
ku valë të ashpra të jetës
thyhen nëpër kundërthënie
dhe shpërndahen qyteteve

Jetojmë në të njëjtën kohë
me të njëjtën etje të shpirtit
ku koha është krejt pakëz
për të krijuar më shumë

Jetojmë në të njëjtën kohë
në të njëjtën gjuhë të diellit
ku çdo shkronjë e jona, flet
gjakun gjuhësor të shqipes

Jetojmë në të njëjtën kohë
me të njëjtin gjak të kohës
ku Alfabeti i shkronjave
ngre zërin e përbashkimit!..

Dortmund, 2015

Rrustem Geci: Kur populli pyet

E vërtetë është toka, i vërtetë dielli

pushteti s´fitohet duke e vrarë fitoren

pushteti s´mbahet duke e vrarë atë

në kuvend s´shkohet me helm e armë

Kosova s´ është vetëm e deputetëve

ajo është e të gjithë qytetarëve të saj

Poshtë premtimi i atyre që do të vijnë!

Poshtë lavdia e atyre që po shkojnë!

Populli po heshtë, populli po shikon

çka jeni duke bërë me votën e tij, ku

po e harxhoni besimin që ua ka dhënë

pse s´flisni mes vete, pse s´ bisedoni

a e shihni në çfarë  belaje  keni rënë

Kosova  po  sheh, Kosova  po  shikon

Poshtë premtimi i juve që do të vini!

Poshtë lavdia e juaj që po shkoni!

Lënia inateve është e domosdoshme

firma mbi marreveshtjet s´do duhej të

hidhej. I druhem këti j zgjimi të vonë

pushteti s´fitohet duke e vrarë lirinë

as pushteti s´mbahet duke vrarë atë!..

Dortmund, 18. 11. 2015

Rrustem Geci – Tigrat e Irinejit

Kosovë, ti e munde pushtuesin

por jo edhe mbetjet e tij brenda teje

armiqtë çdo ditë po ngrejnë kokë

me vete kanë shumë edhe nga tanët

 Kosovë, fol çka duhet të bëjmë tani

shumë janë shumëzuar shtiracakët

kishat dhe xhamijat janë mbushë

armiq, Irineji, varre të reja kërkon

 Kosovë ç´mendon? Si t´i mundim

mbetjet armike, xhelatët e fshehur

si t´ia kthejmë mirëqenien qytetarit

flasin të gjithë, dhe pyesin të gjithë

 Kosovë, zgjohu shpirti im, zgjohu

merr mësim nga kujtesa e madhe

kjo liri s´është ajo që e kemi pritur

mbi Kosovë ende rendin ré të zeza!..

Dortmund, 9 Nëntor,2015

  Shqipëria ime

Jam fije  bari  e  bimur  n´këto troje

Jam  gjuha  shqipe   e  dheut  amtar

në zemër kam  të  dashurën Kosovë

në shpirt e kam  të  lashtën  Çamëri

 

 

Plagë kam në  trup  për  tokat e mia

për gërshetin  me  flori  të  Shkupit

për artin  që  mundëson bashkimin

dhe për kufijtë tanë  të  pabashkuar

 

 

Trojeve  ku  jetojnë  sot  shqiptarët

ka trazira, revolta, dhe  të burgosur

Shqipërisë  do t´ia  shtojmë fuqinë

me dijet më të përparuara  të kohës

 

 

Çamëri – Shqipëria ime  e pushtuar

mungesën tënde  e ndiej  në  shpirt

fjala shqipe tek  t´i  është burgosur

gjuha  në  luftë,  do  të sjellë fitoren

 

 

Me bekimin e të gjithë shqiptarëve

me bekimin e Iliridës dhe t´Ulqinit

Të mbrojmë Çamëri! Të mbrojmë!

Bekimin e kemi edhe  nga  flamuri!..

Dortmund, Nëntor, 2015

 Rrustem Geci: Lexim i 12 veprave të shkrimtarit, Shefki Ollomanit

GURËT E QËNDRESËS

Kush thotë se poezia nuk ka krahë t´i shemb muret, kush thotë s´e poezia s´di ta bëjë dorën grusht, kush thotë s´e poezia s´di të jetë fuqi reale, që pushtuesin ta bëjë të mundur, unë kujtoj shprehet Shefki Ollomani s´e mësimi i lirisë tek ai njeri çalon! Tek poeti shumë ka rëndësi motivi, kadenca, zëri i poeti, intonacioni! Natyra epike e vendlindjes së poetit Ollomani, nuk të lë pa i marr ajrgjak frymës, dhe pak tekst poetik shpirtit. Natyra mijëvjeçare në gjithë Ilirinë e Vardarit, Prilepit dhe Manastirit, do mbeten frymëzim i përjetshëm, në veprat e shkrimtarit, Shefki Ollomani!.. Kosovë, ç´kraharor historie ke! Ta pifsha ujin o e dashura ime! I yti jam, e imja je!..

Shkrimtari, studiusi dhe patrioti, Shefki Ollomani u lind në Tuhin të Kërçovës së Iliridës. Shefkiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Shkup, ndërsa u kulturua në Univerzitetin e Prishtinë, në Fakultetin Juridik. Shefkiu qysh i ri u mor me poezi, tregime, e vështrime, dhe me veprimtari atdhetarie. Dashurinë për atdheun Shefkiu e kishte prush në zemër.  Thirrjes për t´i dalë zot Kosovës kryengritëse, dhe pjesëve të pabashkuara të atdheut, Shefkiu ju përgjigj me hyrjen e në Ilegalen revolucionare të kohës. Unë kujtoj shprehej Shefkiu, s´e do t´ia dalim të fitojmë lirinë dhe pavarësinë tonë. Të mundurit e tashëm, jo larg do të jemi të fituarit e ardhshëm mbi pushtuesin. Lufta për liri dhe pavarësi në atdhe nuk të lë të bësh gjumë. Shtypi ilegal në tërë periudhen e luftës çlirimtare ishte i domosdoshëm për të informuar rininë kryengritëse të Kosovës.

Në Kosovën e vlimeve të mëdha, Ollomani do të shkruaj; plot tym dhe flakë e kam kraharorin , fol hënë e përgjakur. Lirinë e kam në zemër dhe në gjuhën që po flasë. Tërë vepra e Shefki Ollomanit, është Kosovë, Iliridë, Preshevë dhe Çamëri. Në mes mijëra vargjeve, Shefkiu do të shprehej; Toka ime e përgjakur, në të gjithë emrat tuaj nëpër kohë, ti ke vetëm një emër, Shqipëri, dhe vetëm Shqipëri. Atdheu im i copëtuar; të panumërt janë gurët e qëndresës në trojet tona. Dielli jo rrallë na shikon nga lartë se ç´po bëjmë ne poshtë. Rruste, populli ynë gjatë historisë 13 mijëvjeçare të shqiptarëve në këto troje, kohë pas kohe ka ndërruar emrin e tij dhe të atdheut të tij, po kurrë nuk ka ndryshuar gjakun, gjuhën, kulturën, simbolet dhe identitetin e tij kombëtar.

Botëvështrimi poetik i shkrimtarit Ollomani, kap guximshëm dramën dhe kulturën e popullit tonë, që nga Atlantida e deri në kohën sotme. / Kosovë, në gjoksin tënd, u thyen shpatat ma të mprehta / Në ballin tënd, u përkulën edhe rrufétë më të egra / Në kraharorin tënd liria bart amanetin e të gjithë brezave! Liri, e imja je , aq sa jam edhe e jotja. Dashuria në veprat e shkrimtarit Shefki Ollomanit, është e një natyre tjetër,  një bashkëbisedim me kohërat. Në studion time në Dortmund, unë kam 9 libra të Shefkiut; 1. Feniks shqiptar, 2 . Për lirinë, për Shqipërinë, 3 . Zgjohu, ngritu Shqipëri, 4 .Leka i madh, 5 . Thoti i Atlantidës, 6 . Shqipëria Etnike, 7 . Atlantida, Pellazgjia, Iliria, 8 . Një rrugë drejt lirisë, 9 .Çështja kombëtare shqiptare.

Shefki Ollomani jeton dhe krijon në Suedi. Veprimtaria letrare dhe publicistike e Shefki Ollomanit është e gjerë dhe e thellë. Deri më sot shprehet Shefkiu, luftat kanë qenë vetëm vatra zjarri, dhe rrëbeshe armësh në trupin e atdheut tonë. Lufta e Kosovës e 1999-ës, është shpresë e madhe e trojeve tona të ndara se në një kohë të afërt do të bashkohemi. Nga 11 mijë luftat e njerëzimit, 55 lufta dhe 200 kryengritje, janë bërë në trojet tona. Romakë, Hunë, Osmanë, Serbë  dhe Grekë, lanë eshtrat e tyre për të pushtuar diçka nga tokat tona. Në librin, „Shqipëria etnike“, shkrimtari Ollomani, ndriçon shumë aspekte të  udhës së gjakut, dhe kulturimit të popullit tonë. Në 2 mijë faqe tekst të librave të Shefki Ollomanit, Alfabeti i lirisë dhe i bashkimit të trojeve tona mbetet ai i moçmi, përpjekje dhe luftë për çdo cep të atdheut!

Rruste, ne duhet të shkruajmë më shumë për kohën tonë. E ardhmja, ( ose të palindurit ) do të na njohin përmes shkrimeve, dhe të arriturave të kësaj kohe. Adresimi i së vërtetës shumë ka rëndësi, për të arriturat e brezit të ardhshëm. Që arti jonë të arrijë atë që duami, duhet të organizohemi që të kemi lexues më shumë. Në këtë drejtim shkrimtarët duhet të kijojmë një marrëdhënie më të mirë me lexuesit, dhe institucionet ( zëdhënëset ) e vlerave. Liria e fjalës së lirë nuk guxon të mbytet në klane miqësh apo shoqatash. Unë kujtoj thotë Shefkiu se lexuesve ne u kemi borxh që të shkruajmë më me shumë art për jetën e tyre dhe tonën. Geci, që poezia të jetë një akt moral, poetët do duhej t’i kushtonin vëmendje mënyrës se si jetojmë, dhe jo mënyrës sesi shkruajmë. Sukses dhe kijimtari të mbarë shkrimtarit, Ollomani!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …