Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Rukiqi: Themelimi i Gjykatës Komerciale dhe Privatizimi i Telekomit duhet të realizohen patjetër

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se Qeveria duhet ta themeloj patjetër Gjykatën Komerciale si dhe ta bëj privatizimin e Telekomit. Ai ka shtuar më tutje se për të mos pasur pakënaqësi sociale te qytetarët e vendit, qeveria duhet sa më parë ose deri në fund të këtij muaj t’i zbatojnë tërësisht masat e Pakos Emergjente Fiskale, për të filluar me rimëkëmbjen ekonomike nga korriku. Në bazë të raporteve ndërkombëtare dhe analizave tona aq sa kemi pa në sektorin privat, Kosova do të jetë një ndër vendet më të prekur në aspektin ekonomik sa i përket ndikimeve ekonomike apo ndikimeve të pandemisë në ekonominë e vendit. Lidhur me vonesat e zbatimit të Pakos Emergjente veçanërisht për punëtorët dhe bizneset, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka theksuar se edhe pse ka humbur kuptimin pakoja “e famshme” emergjente, deri në fund të këtij muaj duhet zbatohet e tëra, për të filluar nga korriku me masat e rimëkëmbjes.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini me akuza të ashpra ndaj Kurtit: “Mashtron çdo ditë dhe akuzon të tjerët për veprimet e veta”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit …