leoni

Rusia ka paralajmëruar se Britania e Madhe është e përfshirë në luftën e Ukrainës

Rusia ka paralajmëruar se Britania e Madhe është e përfshirë në luftën e Ukrainës

Rusia ka paralajmëruar se Britania e Madhe  është e përfshirë në luftën e Ukrainës, dhe e akuzoi atë për një sulm kundër  luftanijeve të Rusisë.  Diplomati rus  Andrei Kelin ka pohuar se ka prova, që Marina Mbretërore britanike drejtoi një sulm me dron në portin e Sevastopolit në Krime, e cili është streha e flotës së saj në Detin e Zi. Ai paralajmëroi se rrezikon një përshkallëzim të rrezikshëm të krizës dhe tha se ia kishte kaluar provën homologut të tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se do të publikohet së shpejti. Ambasadori rus në Britaninë e Madhe paralajmëroi se situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme pasi ai pretendoi se Mbretëria e Bashkuar “është shumë e përfshirë në këtë konflikt”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Kushtetuesja sqaron procedurat për konstituimin e Kuvendit, por hap mundësi për bllokada

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka theksuar se aktgjykimi i fundit konfirmon se procedura …