leoni

Rusia kërkon zonë neutrale ushtarake në Ballkan

Rusia kërkon zonë neutrale ushtarake në Ballkan

Partia ruse në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka nënshkruar një Deklaratë për Bashkëpunim me përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Bullgari. Nënshkruesit e kësaj deklarate zotohen për formimin e një territori asnjanës ushtarak në Ballkan. Ata konsiderojnë se në përpjekjet për uljen e tensioneve ndërkombëtare, rëndësi të veçantë për Evropën Juglindore paraqet zhvillimi i nismës së formimit të një territori të shteteve neutrale sovrane në rajonin e Ballkanit. Megjithatë ende nuk bëhet e ditur se cilët parti nga Ballkani janë nënshkruesit e kësaj deklarate.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …