Fajësojnë komunën për vdekjen e dy fëmijëve në Kolovicë

Fajësojnë komunën për vdekjen e dy fëmijëve në Kolovicë

21 organizata të shoqërisë civile kanë dalë me një reagim të përbashkët pas tragjedisë në Kolovicë, ku humbën jetën dy fëmijë të familjes Mramori. Në deklaratën e përbashkët thuhet se dorëheqja e ish-drejtorit të Inspektoratit komunal të Prishtinës, Xhelal Sveçla, është parim mbi të cilin duhet të veprojë çdo zyrtar në raste të ngjashme, por ajo nuk është e mjaftueshme. Ata kanë kërkuar përgjegjësi penale, përderisa i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të përshpejtojë hetimet e nevojshme, për të përcaktuar të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për humbjen e jetëve të dy fëmijëve. Tutje në reagim, ky grup i organizatave ka bërë përgjegjëse kompaninë, e cila ka punuar ilegalisht aty si dhe Komunën e Prishtinës, bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për neglizhimin e përgjegjësive të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …