Rusia njoftoi se sërish ka përdorur raketat e reja hipersonike në Ukrainë

Rusia ka njoftuar se sërish ka përdorur raketat e saj të reja hipersonike në Ukrainë. “Sistemi i raketave Kinzhal me raketa balistike ka shkatërruar një depo të madhe të karburanteve të Forcave të Armatosura ukrainase pranë vendbanimit Kostinatinivka në rajonin Mikolaiv”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Ushtria ruse ka njoftuar se sistemi i saj raketor “Kinzhal” është i aftë që të godas caqe në një distancë prej më shumë se 2 mijë kilometrash dhe mund të shmangë sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …