Me qëllime shantazhi dhe kërcënime për intervenim, Rusia ka stacionuar një numër të madh helikopterësh luftarakë dhe të transportit, në një bazë ruse në Armeni, shumë pranë kufirit me Turqinë. Lëvizja e Moskës vjen në mesin e një përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve mes dy vendeve, pas rrëzimit të avionit rus nga “F16”-tat turq. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se, dërgimi i helikopterëve kishte për qëllim forcimin e bazës ushtarake të Erebunit, ku deri më tani janë dislokuar 7 helikopterë “MI-24” dhe “MI-8”, e para fundit të viti pritet të mbërrijnë edhe të tjerë. Zyrtarisht, dërgimi i helikopterëve është bërë për mbrojtje nga ndonjë shtim i mundshëm tensionesh me Azerbajxhanin fqinj, por afërsia e tyre me kufirin turk mund të shihet fare mirë edhe si paralajmërim ndaj Ankarasë.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi takon Prattipatin: Thelbësore formimi i shpejtë i institucioneve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e …