Partitë opozitare kanë paralajmëruar se manifestimi i radhës kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe kundër krijimit të Bashkësisë së Komunave serbe do të mbahet sot në Gjilan. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën deklaruan se kanë bërë të gjitha përgatitjet që manifestimi të jetë masiv dhe dinjitoz. Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Kjo pjesë e Kosovës, është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik, për të cilin na thoshin se është kompromisi i dhimbshëm i fundit, e që doli të jetë, kaparja për “Zajednicën”. Manifestimi në Gjilan do të mbahet para Teatrit të Qytetit duke filluar në orën 13.00.
Kontrolloni gjithashtu
Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
