Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Diskursi i ngulfatjes së lirisë dhe i përmbysjes së vlerave të UÇK-së

Profesori dhe reporteri i luftës së UÇK-së, Ruzhdi Jashari, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë në periudhën pas luftës 1999–2026, duke i cilësuar ato si pjesë të një “diskursi të ngulfatjes së lirisë dhe pavarësisë së vendit”. Përmes një reagimi publik, Jashari ka ngritur një varg pyetjesh kritike mbi trajtimin institucional të bashkëpunëtorëve të regjimit serb pas përfundimit të luftës, duke theksuar se, sipas tij, nuk ka pasur procese të mirëfillta gjyqësore, pastrim institucional, apo ligje për verifikimin e figurave publike. Ai pohon se nuk janë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj bashkëpunëtorëve të okupatorit, ndërkohë që, sipas tij, janë zhvilluar procese gjyqësore dhe administrative ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Jashari thekson se pas luftës ka pasur ndjekje penale, procese gjyqësore për krime lufte dhe largime nga puna të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe, sipas tij, mungesë të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e luftës çlirimtare. Ai shpreh shqetësim edhe për gjuhën denigruese që, sipas tij, përdoret në diskursin publik dhe në rrjetet sociale ndaj figurave kryesore të luftës. Duke iu referuar edhe procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Jashari e konsideron të papranueshme fyerjen dhe, siç thotë ai, diskreditimin e figurave kyçe të luftës çlirimtare, ndërsa u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve për ndryshim të qasjes dhe diskursit ndaj vlerave të luftës dhe shtetndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gresë J. Krasniqi: Kur banka e të akuzuarve mbushet me çlirimtarë

Gresë J. Krasniqi, bija e Jakup Krasniqit, ka reaguar me një mesazh të fortë emocional …