Teuta Hadri: Gjykimi i çlirimtarëve nuk mund të barazohet me krimin

Ish-e burgosura politike dhe doktoresha e UÇK-së, Teuta Hadri, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe kërkesën e Prokurorisë për dënime të rënda me burgim. Në një reagim publik, Hadri ka deklaruar se Serbia, po përpiqet të ndikojë në destabilizimin e gjendjes në Kosovë përmes zhvillimeve që lidhen me gjykimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ajo ka krahasuar rrethanat aktuale me periudhën e Rambujesë, duke përmendur veprim të rrjeteve të ndryshme të ndikimit. Hadri ka theksuar se, sipas bindjes së saj, lufta e UÇK-së ka qenë mbrojtëse dhe e bazuar në të drejtën e popujve për vetëmbrojtje, duke shtuar se dënimi i çlirimtarëve, në interpretimin e saj, do të përbënte cenim të vetë parimeve mbi të cilat është ndërtuar ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë. Ajo gjithashtu ka shprehur besimin se drejtësia ndërkombëtare duhet të ruajë kredibilitetin dhe të dënojë, siç u shpreh, “shkelësit e vërtetë të drejtësisë”.Në Hagë po vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa procesi po ndiqet me vëmendje dhe reagime të shumta publike.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …