Në një prononcim për Radion Kosova e Lirë, veprimtari dhe ish reporteri i luftës për Zonën Operative të Neredimës, Ruzhdi Jashari, në pyetjen se a është bërë ndonjë denoncim në gjykatat ndërkombëtare për kriminelët serbë të cilët 19-vjet më parë masakruan populltën civile të këtij fshati, ai tha: Ne bashkë me fshatarët e Reçakut kemi bërë denoncim në vitin 2004, në Prokurorinë Rajonale të Prishtinës ku prokuror atëkohë ishte Osman Kryeziu, në kohën kur bashkëvepronte me Prokurorinë e UNMIK-ut. Por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për rezultatin e hetimeve. Në Hagë Kryeprokurori Xhefri Nice në padinë e Tij, kundër Millosheviqit e ka përfshi edhe Reçakun dhe ka pas tre dëshmitarë të Reçakut në këtë proces kundër Millosheviqit, por askush nuk është dënuar për këtë masakër, tha ndër të tjera z.Ruzhdi Jashari.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
