Ruzhdi Jashari: Pas lufta 1999-2026/DISKURSI I NGULFATJES SË LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS! Shtrohen pyetjet?

Pas lufta 1999-2026/DISKURSI I NGULFATJES SË LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS!
Shtrohen pyetjet?
– Sa bashkepuntorë të armikut u denuan në Kosovën e çliruar?
= 0
– Sa procese gjyqësore u ngriten për bashkepuntorët e okupatorit?
= 0
– A u krye pastrimi i organeve vitale të shtetit nga bashkpuntorët e armikut?
= 0
– A mori dënim dikush që kundërshtoi luftën për liri dhe çlirim?
= 0
A pati largime nga puna të bashkpunëtorëve e shpijujve të Serbisë?
= 0
A u krijua ndonjë komision shtetëror për evidentimin e bashkepuntorëve të Serbisë dhe dëmet e tyre qe i sollën atdheut?
= 0
A u nxorr ligji për pastërtin e figurave publike?
= 0
A u gjykua klasa sakrifikuese e lirisë ?
A pati te denuar ushtarë të UÇK-së, pas lufte nën lloj lloj akuza?
= po
A pati procese kundër UÇK-së, brenda Kosovës, UÇK-së?
= po
A pati largime, nga puna dhe përshtatshmëri për pune për pjestarët e UÇK-së?
= po
A u shanë dhe denigruan, pjestarët e UÇK-së, me gjuhën e njejtë të Serbisë si të “egër”, njerz nga “mali”, “të paedukuar”, “hajna”, etj….?
= po
A u ngritën gjykata për krime lufte për pjestarët e UÇK- së
= po
A pati ligj për mbrojtjen e luftës së UÇK- së
= Jo
Pse jemi nē këtë gjendje, pra, vetvetiu del përgjegjëja, shihe dhe vepro për ndryshim……
E turpshme e pafalshme, e palejushme, kur shohim krekosje, fyerje e sharje te figurave kyqe të luftës së ÙÇĶ- së, nëpër rrjete sociale, kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit! Te cilet ne vitin e 6 janë peng në procesin e Hagës!
Qytetarë të dashur, gjithë ju (ne) që e doni (domë), lirinë dhe shtetin tonë të fortë, të bashkuar me njëri tjetrin, është e domosdoshme, thellsisht, ndryshimi radikal në diskursin e ndërtimit të institucioneve vitale të shtetit!
Vlerat e lirisë që sakrifikuan nëpër gjenerata të tëra, duhet dhënë respekti shtetror, besimi, e vlersimi.
Nderimi e respektimi i tyre është detyrë shtetërore.
Në asnjë shtet e shoqeri te organizuar, nuk lejohet që bashkëpuntorët e okupatorit, në liri të jen “shefa e urdhërdhënsa” të çlirimtarëve, të atyre që e sollën lirinë, për ta kthyer lokomotivën në binar të kundërt të lirisë!
Vlerat e diturisë dhe kuadrot me ADN- kombëtarie, të provuara nëpër dekada, të bashkuara në kauzë, janë aseti i duhur për të ardhmenbe Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Arbana Qeriqi: Haga në shkolla, dështimi i dyfishtë: i drejtësisë dhe i shtetit tonë

Fakti që Gjykata Speciale zgjodhi të vijë në Prishtinë, madje në një gjimnaz si “Xhevdet …