Ruzhdi Jashari: VOTIMI NË KOSOVË – KËMBANA E SOVRANIT PËR VESHËT E PUSHTETIT

Kosova, nga pas lufta përgaditi infrastrukturën ligjore për zgjedhje në nivel lokal dhe ate qëndror. Ndërsa, zgedhjet gjithmonë nga vëzhguesit u cilësuan të qeta dhe me standarde të knaqëshme.
Por, si dëshmitar të këtij vendi, nga të gjithë, u panë anomali të shumta, sa i përket makinerisë së vjedhjes industriala të votës, brenda subjekteve politike dhe mbushjes së kutive në favor të subjekteve të caktuara politike! Votuan edhe personat e “vdekur”, u votua edhe për ata që nuk ishin dalur fare në votime. Pati shitje e fotografime të votës në llogari të subjekteve të caktuara, veqmas nga subjektet politike që skemën politike në vend, për 20 vite, e mbajtën të kontrolluar e të ngulfatur me premtime të rreme, në kushte të një demokracie të munguar!
Po, si rrodhi procesi zgjedhor, teorik dhe praktik!?
Në aspektin formal, me rregullativ ligjore, lokale e qëndrore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përputhje të afateve ligjore bëri përgaditjet teknike, krijoi mekanizmat, për realizimin e zgjedhjeve dhe tregoi një shkallë pjekurie në këtë drejtim. Por, në aspektin territorial, në pamundësi të shtrirjes së kompetencave të veta ekzekutive, në veri të vendit, në ndihmë të realizimit të zgjedhjeve, gadi gjithmonë ishte mekanizmi i OSBE-së, ndonëse përgjegjësia për sovranitet të plotë në këtë pjesë të vendit, nuk bije direkt te ky mekanizëm!
Aspekti teknik?
Anomalitë e shumta, përgaditjet dhe realizimi teknik i zgjedhjeve, nxorri në shesh shumë të kqija:
– U panë keqpërdorime në procesverbalet e votimeve nga ana e komisionerëve,
– Gjatë numërimit të votave gjithmonë dolën në pah ndryshimet e votave nga ato të konstatuara në procesverbale,
– Pati marrëveshje të komisionerëve në mes të subjekteve të ndryshme, që të rregullojnë procesverbalet sipas rekomandimeve të padronëve të tyre,
– Anomalitë e shumta, defektet e hetuara, dhe dyshimet për vjedhje votash, pas ankesave, procesin zgjedhor e dërguan në një cikël të stërzgjatur të rinumrimeve të kutive,
– Nga zgjedhjet e kaluara të nivelit lokal edhe të atij qëndror, KQZ, u detyrua të hap kutitë e gadi gjysmës së vendvotimeve në Kosovë, ku rezultati në 90%, të rasteve ndryshonte nga procesverbalet,
– Nxjerrja finale e rezultataeve kalonte muaj të tërë,
– Diaspora u detyrua, në të gjitha zgjedhjet, tu nënshtrohet procedurave të rënda, të votimit, posta e fletvotimeve të mos u pranohët, nëse nuk ishte në përputhje të afateve buroktatike, pengesat teknike ishin të shumta sa u përket votimeve me internet, kostoja e postës, kostoja e ardhjes në Kosovë vetëm për votimin etj….!
……………………….. …. …………………………………. ..
Ndërsa, tani, zgjedhjet e jashtëzakonëshme 2021, për nivelin Qëndror po nxjerrin në pah, vakume e interpretime ligjore, e teknike të shumta nga ana e KQZ-së, duke krijuar pengesa, byrokraci, huti e mosbesim te votuesi…..
Por, më e keqja është që DIASPORA E JONË, që e dha infuzionin jetësorë për Kosovën dhe lirinë tonë, po nëpërkambët dhe po i shkilet e drejta jetike e lirive themelore të njeriut, e mbrojtur me Kushtetut dhe Konventën Europiane të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut(1953); e drejta për votim të lirë dhe pa pengesa, duke shpikur teknikalitete, që rëndojnë një votim të lirë dhe pa pengesa për diasporën, e duke i rrezikuar ata edhe në aspektin financiar e social.
Duke marrë në konsideratë, të gjitha këto dukuri tepër negative që e ngarkojnë procesin zgjedhor, nga e kaluara, e veqmas duke vëzhguar rrjedhat tepër negative të këtyre teknika që më tepër pengojnë, se sa lehtësojnë procesin e votimit; URGJENTISHTË pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Re e Kosovës, ASHI, Njësitë Akademike të pajisura me njohuri për digjitalizimin dhe mekanizmat tjerë relevant, sa më parë:
1) Duhet të rishikojnë kornizën ligjore të zgjedhjeve,
2) Duhet të digjitalizojnë tërsisht procesin e votimit (shikoni te iEstonia, qytetari estonez, përmes “I VOTIMIT”, për 8 minuta e mbaron procesin e votimit kudo që ndodhet ai, pa kosto, pa byrokraci, pa shpenzime kolosale e “digjitalizime” megalomane që bënë KQZ e Kosovës),
3) Shteti dhe qytetari ynë do të shkarkohej nga kjo barrë e rëndë e shpenzimeve,
4) Procesi do të ishte i shpejtë dhe efikas,
5) Do të menjanohej dora direkte e subjekteve të caktuara, për keqpërdorime dhe vjedhje të votës,
6) DIASPORA, do ta përjetonte lehtë dhe dinjitetshëm procesin, pa kosto dhe shpenzime,
7) Secili qytetar do të paisej me kartelën e mjedisit digjital ID kartela e votimit,
8) Procesi nuk do të mund të manipulohet, dhe leht do të kontrollohej përmes programeve të caktuara softuerike…etj.
9) Me këtë lloj votimi, me ID kartela, do të ndërpritej që moti, abuzimi i votimit nga pakica serbe, që kurdiset në Beograd dhe, që sakaton procesin demokratik të votimit, për të keqën e vet komunitetit serbë dhe të Kosovës,
Më në fundë, në këtë segment do të kuptimsohej lira e Kosovës, qytetarët tanë, diaspora e jonë, pa frigë, me besim të plotë, pa u linqu e krqpërdorur do ta merrte demokracinë në dorë.
Për 10 minuta, sa zgjatë, proces i votimit,  QYTETARI YNË, do të ishte vet deputeti, kryeparlamentari, kryeministri dhe ekezekutivi ….për të ardhmën e tij.
Kosova, ka potenciale kadrovike të mjaftueshme, në ndërmarrjen e guximshme të I VOTIMIT. Ka kuadro të përgaditura, me qindra e mijëra, nga Shkencat e Ingjinjerisë dhe Digjitalizimit, të Sistemeve të Informacionit, të Sigurisë së Informacionit, të Bazës së të Dhënave, të Rrjeteve, të Programimit..etj. ku bota perendimora po  na i merr këto kuadro të përgaditura pa e dhënë asnjë cent për shkollimin e tyre!
BILE KËTË PROCES TË VOTIMIT KOSOVA E MERITON TA KET MË TË MIRINË TË MUNDSHËM në rajon! Le të bjen fuqishëm këmbana e sovranit në veshët e pushtetit!
Nuk kemi nevojë për shpikje të reja, ta nisim sa më parë, këtë ” I VOTIM”; në rruzull toksorë, po e praktikon më së miri ESTONIA. Pra, ta bëjmë këtë punë, me prioritetin numër një, pas këtyre zgjedhjeve, për qytetatin tonë e DIASPORËN!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …