Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga kontrollimi 2 mijë e 291 mostrave, 249 kanë rezultuar të infektuar me virusin korona, 3 të infektuar kanë vdekur nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shëruar 274. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.
