Ruzhdi Keqi: “Tirana ka qenë dhe mbetet djep i mikpritjes dhe i dinjitetit kombëtar”

Në vijim të protestës mbarëkombëtare në sheshin “Skënderbej”, në emër të familjeve të dëshmorëve të kombit, foli edhe Ruzhdi Keqi, ish-kryetar i Shoqatës “Tirana”. Në fjalën e tij, Keqi theksoi se tubimi i sotëm është një nderim për gjakun e derdhur për liri dhe një zë i përbashkët kundër padrejtësisë.

“Jemi mbledhur për të nderuar gjakun e dëshmorëve tanë. Tirana ndër vite ka qenë djep i mikpritjes së shqiptarëve, që nga viti 1999, kur kjo kryeqytet u bë dritë shprese për ju, vëllezërit tanë të Kosovës, të dëbuar nga gjenocidi serb. Nga kjo tokë, shumë shqiptarë shkuan në vijën e parë të frontit – mes tyre edhe Skerdilajd Llagami e shumë të tjerë,” – u shpreh Keqi.

Ai shtoi se protesta e sotme është edhe për katër udhëheqësit e UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës.

“Ata nuk janë kriminelë, por heronj të kombit shqiptar. Bota nuk guxon të mbyllë sytë para padrejtësisë. Shqiptarët janë një, kudo që janë,” – deklaroi Keqi, mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve.

Fjalimi i tij u prit me emocione dhe respekt të thellë nga turma, duke forcuar edhe më shumë ndjenjën e bashkimit mbarëkombëtar që karakterizoi protestën e sotme në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …