Sabit Geci

Sabit Geci: Ai që bashkëpunon me Gjykatën Speciale është si ai që ka bashkëpunuar me gjykatat serbe

Luftëtari i lirisë, Sabit Geci duke folur lidhur me Gjykatën Speciale ka deklaruar se ai që bashkëpunon me këtë gjykatë është njëjtë sikur ai që ka bashkëpunuar me gjykatat serbe. “Pranoj vdekjen, e pafytyrësinë nuk e pranoj. Ma gjeni vetëm  një ushtar të UÇK-së që ka bërë krime lufte, unë marr përsipër dënimin e tij. Kjo Gjykatë  nuk merret me ata që kanë kryer krime, por merret me viktimat. Sabit Geci nuk ka pranuar ftesë nga Specialja, mirëpo shtoi se të gjithë bashkëluftëtarët e tij po i frikësohen kësaj gjykate. Vetëm fjalë koti po flasin se të gjithë janë duke u frikësuar. Duke folur për gjykimet dhe burgun që ka mbajtur ai tha se të gjitha proceset gjyqësore të pasluftës janë të montuara. Mes tjerash shtoi se raporti i Dik Martit është i bazuar në shpifjet e një shqiptari, që ia ka thënë senatorit zviceran.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …