Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri Kapiti: Në Shqipëri dhe në Kosovë ligji dhe morali janë maska kundër ligjit dhe kundër moralit

Moral do të thotë pagabueshmëri, do të thotë drejtësi, vërtetësi, liri, humanitet e njerzillëk, mirësi dhe dobishmëri. Moraliteti e dallon njerezoren e pajisur me arsye nga shtazëria.

Nga morali burojnë edhe ligjshmëria dhe ligjet njerezore.

Si morali ashtu edhe drejtësia vijnë nga Zoti për ta ruajtur moralitetin njerëzor.

Edhe shteti është i projektuar nga Zoti për t’i mbrojtur dhe për t’u shërbyer antarëve të tij.

Shtet i mirë është ai shtet që ka ligje të mira , por sidomos shteti është i mirë kur në atë shtet zbatohen ligjet, d.m.th që shteti duhet të jetë shtet etik dhe ligjor. Shqipëria është një shtet i cili si problematikë kryesore ka drejtësinë dhe moralitetin .

Në Shqipëri sundon antiligji ose ligji i korruptuar dhe kundermoraliteti ashtu sikurse fatkeqësisht i njëjti realitet është edhe në Kosovë.

Them se sundon ligji i korruptuar por edhe i kriminalizuar sepse ligji dhe drejtësia janë pronat e më të fuqishmëve; se ligjin e bën dhe  të drejtën  e japin krimi, korrupsioni, ryshfeti , paraja dhe  politika  e drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar.

Shqipërinë e sundon edhe antimoraliteti ose kundërmoraliteti politik e juridik pasi “de fakto” ato kanë ligjësuar si “normalitete” morale hajdutërinë, vjedhjen, mashtrimet, gënjeshtrat, hipokrizitë, pandershmërinë dhe tradhëtitë. Pra në emër të ligjit dhe të moralit fshihen dhe maskohen ato te cilat vepron dhe sillet politila, pushteti, drejtësia por edhe media, e që janë: antiligji, kundërmorali dhe mashtrimet e gënjeshtrat.

Si pasoje e këtij realiteti edhe demokracia në Shqipëri e Kosovë është një maskë e cila mbulon dhe fsheh antidemokracinë.

Domokracia në Shqipëri nuk ka as kuptimin e demokracisë ideale, pra të asaj se  se si duhet të jetë ajo , por demokracia shqiptare realisht zbatohet si një antidemokraci sepse ajo nuk ka as liri të vërtetë, dhe as drejtësi e ligjshmëri, por demokracia në Shqipëri edhe ajo është një demokraci spekulative dhe e korruptuar e cila vetëm në popull nuk gjëndet , dhe as nuk i shërben e as nuk punon për popullin,përderisa sistemin dhe shtetin në Shqipëri i sundon dhe i qeveris antiligji dhe kundermorali politik dhe ai juridik.

Politika dhe drejtësia në Shqipëri e kanë infektuar rëndë me antiligjshmërinë, me korrupsionin dhe me amoralitetin e tyre edhe shoqërinë shqiptare. Kjo pasi politika dhe drejtësia shqiptare me edukatën e vet të ulët , me sjelljet dhe veprimet e tyre të kriminalizuara dhe të korruptuara e kanë infektuar edhe shoqërinë.

Prej politikës dhe politikanëve  shqiptarë, prej pushtetarëve dhe prej gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë, prej keqfunksionimit të shtetit dhe të administratës shtetërore, Shqipëria dhe shqiptarët mbetën akoma te fundit në Europë në rrugën e zhvillimit dhe të emancipimit civil, të atij ligjor, të atij demokratik dhe të integrimit.

Duhet patjetër që ligji dhe morali të instalohen, ta  sundojnë e ta qeverisin sistemin, por njëkohesisht edhe shoqërinë civile, dhe individët e shoqërisë shqiptare.

Pra duhet një VETTING gjithpërfshirës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …