Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Kur taksa e një Shteti bëhet çështje gjeneralësh

Taksa qe Republika e Kosoves vendosi ndaj mallrave serbe (taksa ndaj mallrave te B. e H. nuk po permendet!) qenka ber edhe çeshtje ushtarakesh e gjeneralesh! Nje gjeneral major amerikan paska pas paralajmeruar ardhjen ne Prishtine me rastin e 11 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise… Mirepo, sipas gjeneralit vendor (Komandant i FSK-se), Rrahim Rama, qenka anuluar vizita e gjeneral majorit amerikan per shkak se Republika e Kosoves nuk e paska hequr taksen qe ka vendosur ndaj mallrave serbe! Kjo eshte çudia e pare: gjeneral majori ardhjen e tij e paska kushtezuar me taksen 100%! Çudia e dyte eshte gjenerali shqiptar, Komandanti i FSK-se, i cili mosardhjen e ketij gjeneral majori amerikan ne Prishtine e beri “LAJM” per medie dhe, me e keqja, lajm per propagande kunder takses ose kunder Republikes se Kosoves, qe nuk po e heq me te drejte taksen 100%! Çudia e trete jane disa medie, te ndikuara nga disa zyrtare te larte dhe qarqe “shteterore”, qe hulumtojne dhe propagandojne çdo informate, lajm, deklarate, shkrim a koment qe kerkon “heqjen e takses ndaj mallrave serbe”!!

Ky gjeneral majori amerikan edhe mund te “kuptohet”, sepse i ka be punet me u marre edhe me taksa… Nuk e kuptoj gjeneralin, Komandnatin e FSK-se, qe i ka punet puse me “ushtrine” qe komandon e i “qane hallin” TAKSES!…

Sipas kesaj qe po degjojme e lexojme e gjithe propaganda kunder takses 100% ndaj mallrave te Serbise po “koordinohet” nga qarqe “institucionale”, qe koketojne me Kryetarin e Republikes, dhe nga medie te ndikuara prej tyre dhe prej fondeve qe “komandohen” nga qendra kryesisht antishqiptare… Nuk eshte e rastit as deklarata e Stoltenbergut (Sek. i NATO-s) kunder shnderrimit te FSK-se ne ushtri te shtetit te Kosoves dhe deklaratate e  tij kunder vendosjes se FSK-se ne Veri te Republikes se Kosoves! Kjo, sikur Veriu i Kosoves te ishte jashte kufijve te Kosoves!! “Koordinim” i dukshem…

Shnderrimi i FSK-se ne ushtri dhe taksa 100% jane masa dhe veprime te vonuara shume!… Megjithate, nese Kryeministri Haradinaj qendron i palekundur (nese nuk thyhet si te puna e kufirit me Malin e Zi!) meriton mbeshtetje te pakursyer nga forcate politike parlamentare qe jane per shkeputje te plote te Kosoves nga Serbia, nga populli shqiptar i Kosoves dhe nga kombi shqiptar… Leshimi do te thote edhe nje deshtim i shtetit te Kosoves, nga njera ane, ndersa edhe nje fitore e Serbise, ne anen tjeter… Deshtimet e Kosoves duhet te marrin fund, ashtu siç duhet te marrin fund edhe fitoret (perfitimet) e Serbise ne kurriz te Kosoves shqiptare! Shteti nuk behet duke “dialoguar” me Serbine, por duke ia vene kufirin te thena! Miqve dhe kundershtareve te Lirise, Pavaresise, Sovranitetit dhe Integritetit territorial te Republikes se Kosoves duhet t’u (ri)kujtohet qendrimi-kompromisi qe kishin bere me Gjermanine hitleriane kur ia kishin “dhuruar” Veriun e Çekise per ta “ngopur” Hitlerin! Mirepo, vetem pas nje viti shpertheu Lufta Boterore! U vertetua per te saten here se “oreksi rritet duke ngrene”, sidomos te shtete dhe qeveri shoviniste, luftenxitese e ekspansioniste… Kete e ka vertetuar edhe Serbia… Sahere ka gjetur “bute” eshte treguar me e eger e me agresive… Ku e gjeti fort, si ne Kroaci, u be pule…  Prandaj, Kosova dhe paqja ne rajon do te garantohen vetem nga forca ushtarake qe do te kene dy shtetet e Shqiperise: Republika e Kosoves dhe Republika e Shqiperise… Nuk mbahet shtepia me miell hua!

Miqte tane kane bere shume per ta ndihmuar kombin shqiptar ne lufte per çlirimin e Kosoves… Ata kane bere shume edhe me ndihmen qe kane dhene pas Luftes… Ata presin nga ne qe te behemi shtet e te deshmojme se nuk kemi me nevoje te na mbajne per dore, sepse edhe ata s’po din me kujt t’ia mbajne doren me pare ne bote! Qe te mos mbetemi shtet e popull qe ngjalle keqardhjen e miqve tane e apetitet e armiqve tane duhet te “vrapojme” e ta kompenzojme ate qe kemi humbur ne “lufte” me njeri tjetrin dhe ne “lufte” per plaçke, pasuri, para e lavdi! Fakti qe e kemi edhe nje shtet tonin ne Shqiperi, Republiken e Shqiperise, eshte vendimtar per pavaresimin e plote te Republikes se Kosoves nga Serbia… Armiqte dhe disa nga “miqte” tane kane investuar shume qe te largohemi nga shteti yne AMË e te afrohemi me Serbine… kjo u be e munduar me qarqe e grupe qe ishin te lidhura denbabaden me Serbine pushtuese. Kjo tendence duhet te marre fund… Shqiptaret duhet t’i kthehen njeri-tjetrit, nuk guxojne te bejne punen e armiqve dhe kolaboracionisteve gjakprishur!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …