Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Dje para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, dëshmitari, Sadik Halitjaha, gjatë paraqitje  së tij, në gjykimin që po mbahet kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi  ka thënë se ai është i gatshëm që të mbajë burgun në vend të Jakup Krasniqit, nëse ai ka bërë ndonjë faj. Ai ka kërkuar që ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi  të lirohet. Halitjaha ka konsideruar se Jakup Krasniqi  është krejt i pafajshëm,  por nëse ai ka bërë faje thotë se  do t’i marrë përsipër, Unë e mbaj burgun për të, ai le të shkojë në shtëpi, ka thënë Halitjaha. Realisht Jakup Krasniqi ka qenë hartues i deklaratave dhe i komunikatave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Zëdhënësi, thënë ndryshe është një redaktor që harton komunikata, nga tubimet e krerëve politikë e ushtarakë. Ai bën rezymenë e ndodhive dhe nuk lëshon urdhra krye në vete, por Prokuroria e Gjykatës Speciale përderisa UÇK-së e konsideron “Ndërmarrje të përbashkët kriminale” ka zgjedhur ta mbajë në paraburgim edhe zëdhënësin, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …