Brickos

Të shtunën hapet Ekspozita me veshje tradicionale kombëtare të komuniteteve që jetojnë në Kosovë

Të shtunën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës do të hapet ekspozita kolektive me titull “Ekspozitë me veshje tradicionale shqiptare dhe kostumet tradicionale të komuniteteve që jetojnë në Kosovë”. Kjo ekspozitë ka për qëllim prezantimin e kostumeve tradicionale kombetare të pakicave që jetojnë në Kosovë. Poashtu do të prezanothen edhe kostumet shqiptare tradicionale.
Kuratori i ekspozitës është kritiku i artit Ilir Muharremi i cili thotë: “Kjo ekspozitë është tejet e veçantë dhe i vë në peshore kostumet e të gjitha komuniteve duke analizuar ngjashmëritë e tyre në materiale, ngjyra, detaje sepse të gjithë jetojmë në Ballkan dhe Ballkani ka ngjashmëri si në arte, muzikë poashtu edhe veshje tradicionale”. Në ekspozitë do të prezanohen Gjyle Berisha, Serbeze Sylejmani dhe Kimete Shok të cilat i kanë sjellë disa nga
veshjet tradicionale të tyre.
Organizatorja dhe ideatorja kryesor e kësaj ekspozite është artistja Albana Krasniqi e cila këtë ide e kishte qysh më herët. Ekspozita është mbështetur nga Ministria e Kulturës në
Prishtinë. Ekspozita hapet në orën 13:00

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …