Sadik Halitjaha: Krenar që e njohëm, e patëm mik, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar dhe idol Bacën Ahmet!

Krenar që e njohëm, e patëm mik, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar dhe idol Bacën Ahmet!

Kur themi se ishte i veçantë Prof. Ahmet Qeriqi, e kemi parasysh se ishte shumëdimensional, sa nuk ka tjetër të kompletuar me të gjitha sa ishte i kompletuar ai. Baca Ahmet ishte me kulturë të gjerë, i shkolluar, i arsimuar, ishte poliglot dhe i edukuar me traditë familjare e taban kombëtar – me rrënjët e parardhësve kombëtarë!

Veprimtar patriot i devotshëm, vuajtës, i prangosur e i torturuar! Luftëtar dhe çlirimtar i Kosovës, shkrimtar e zëdhënës i luftës dhe i lirisë, kronist, analist dhe krijues i palodhshëm!

Ndoshta më mirë të mos i numëroja krejt këto, sepse prapëseprapë nuk do të mund të thosha të gjitha! Me një fjalë: ai i kishte të gjitha virtytet maksimale njerëzore, si askush tjetër!

Sa herë gjurmojmë në rrugën dhe veprat e tij, jam i bindur se çdo herë që kërkojmë për Ahmet Qeriqin, përveç veprave dhe gjurmëve të përhershme që i ka lënë vetë Ahmeti, pikë referimi, orientimi e sqarimi i kemi edhe pasardhësit e të madhit e të pavdekshmit Ahmet Qeriqi!

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një mashtrim institucional. Qeveria miratoi propozimligjin e Karakamishevës

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon me shqetësim të thellë ndaj miratimit në Qeveri të Propozim-ligjit …