Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha kritikon “Këshillin e Paqes” të Trumpit: Aleancë force, jo pajtimi

Analisti, Sadik Halitjaha ka reaguar ashpër ndaj proklamimit të ashtuquajturit “Këshilli i Paqes” nga presidenti amerikan Donald Trump në Davos, duke e cilësuar atë si një organizim të paqartë, të paformalizuar dhe të bazuar më shumë në forcë sesa në parime ligjore. Sipas tij, nuk dihen ende normativi organizativ, kompetencat, kriteret e anëtarësimit, fuqia e vendimeve dhe raportet mes shteteve anëtare, ndërsa vendimmarrja reale, siç shprehet ai, mbetet në duart e Trumpit. Halitjaha vlerëson se ky këshill më shumë i ngjan një “aleance në kolonë pas Amerikës”, sesa një mekanizmi real paqësor. Ai shpreh dyshime se konfliktet ndërkombëtare do të zgjidhen përmes interesave dhe kërcënimeve, e jo përmes pajtimit, duke përmendur si sfida konkrete Ukrainën, Gazën, Tajvanin dhe tensionet mes Indisë e Pakistanit. Megjithatë, Halitjaha thekson se për shqiptarët është pozitive përfshirja në këtë nismë, përderisa Amerika mbetet aleati kryesor. Ai paralajmëron ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe bën thirrje për unitet kombëtar, forcim të sigurisë dhe të industrisë së mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Parlamentin izraelit: Shqiptarët, shembull i përjetshëm i humanizmit dhe paqes

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një fjalim …