Marrë nga Portali Politika, ku Kadriu i drejtohet Ali Ahmetit se i ka humbur “busulla”.
Shumë kisha dashur ta kuptoj Kadri Kryeziun!
Pse reagoi kundër Ali Ahmetit, kur Aliu përdori epitetet “zagar” e “lepuj”?
Me këtë reagim dua të pyes: a ju dhimbës Aliu, apo nënçmimi i zagarëve dhe lepujve që u krahasuan me spiunët dhe bashkëpunëtorët e Kristijan Mickoskit?
I nderuar Kadri, më duket se nuk e ke parasysh dallimin në vend e hapësirë, apo veç ia ke futur kot!
Kundërshtari politik në Shqipëri fiton apo humb pushtetin – e bëjnë shqiptarët.
Në Kosovë, pos Listës Serbe që është e Serbisë, kurrë s’keni thënë asgjë për atë!
Të tjerat janë shqiptare dhe pushtetin e udhëheqin shqiptarët.
Ndërsa në Iliridë rrethanat janë tjera – ata që i bëjnë shërbim partisë shoviniste VMRO, e cila ishte pjellë e OZNA-s.
Që don të thotë: Organizata Ushtarake Revolucionare e Maqedonisë, ndërsa në gjuhën e tyre: Vojna Makedonska Revolucionarna Organizacija.
Pak është t’i quash “zagarë” – ai i ka fyer zagarët duke i krahasuar me ata argatë kundër shqiptarëve!
Në rrethanat e Maqedonisë së Veriut shqiptarët ndodhen në pabarazi, të shtypur, të diskriminuar dhe pa të drejta të barabarta. Prandaj, bashkimi i shqiptarëve është domosdoshmëri!
Si nuk e ngrite zërin kur ju hiqet gjuha shqipe, mbi shkrimet dhe në diskriminimin që bëhet në çdo sferë të jetës shqiptare?
Zgjidhja më e drejtë është Aleanca Kombëtare e Integrimit – AKI, ndër shqiptarë.
Ku e sheh ti arsyen që të mos jenë të gjithë shqiptarët bashkë përballë të tjerëve?
Të tjerët nuk janë me ne! Kupto o shok: dy anë janë – ose me ne, ose me ata!
E pse ty të dhemb për ata dhe i kujton humbjen e arsyes (turasit) apo “busullës” së Aliut?
Mendo pak – besoj se e kupton më drejt: mos u merr me Alin!
Alia është aty, në vendin e vet, në përballje me realitetin, dhe jeton në atë mjedis. Ai është me plot legjitimitet, të veprojë ashtu si e kërkon interesi i shqiptarëve të asaj treve!
Bën mirë të mos përzihesh, sepse nuk i bën mirë interesave të shqiptarëve atje duke i marrë në mbrojtje spiunët e bashkëpunëtorët e Mickoskit e të VMRO-së!
Ti e di vetë që s’ke të drejtë – pikërisht në ato fusha – dhe nuk ke aspak legjitimitet!