E drejtë legjitime, çuditërisht e vonuar, deri tani në mes të Evropës!
Në këtë shekull, t’i mohohet e drejta e gjuhës një populli, e të heshtë Evropa hipokrite, të lejojë këtë shkelje dhe të pretendojë se respektohen të drejtat e njeriut!
Edhe atëherë kur dikujt i mohohet gjuha amtare apo i ndalohet?!
A ka në Evropë ndonjë paralelizëm apo shembull të tillë të njëjtë?
Nuk di që ka këso shembujsh dikund në botë!
Pse vetëm ne shqiptarët të kemi trajtim të këtillë çnjerëzor?
A jemi të paaftë apo të pafat, e të dënuar t’i kemi fqinjët e tillë, që as vetë nuk i kanë gjuhë e tradita si kombe të konsoliduara?
Specifikat që duhet t’i ketë një popull, fqinjët tanë nuk i kanë, dhe na i mohojnë neve: gjuhën, kulturën, traditën, atdheun. Asgjë nuk kanë autoktone të tyren; i kanë të huazuara e të përbëra nga copëza!
Të tillët na mohojnë neve, popull autokton shqiptar, dhe na mbajnë të shtypur e në injorancë të dhunshme!
Kur atyre u pengon barazia, neve pse duhet të pajtohemi me pushtim, dhunë dhe shtypje, si dhe me shkelje të të drejtave elementare njerëzore?!
Pra, duhet të jemi të gjithë me studentët dhe kërkesat e tyre të drejta dhe të domosdoshme!
Ku janë studentët nga Prishtina?
Ku jeni ju, studentët e Tiranës?
Ku janë profesorët dhe intelektualët shqiptarë?
Ku e kemi diasporën, që nga SHBA-ja dhe Evropa demokratike?
Perandoria Osmane dikur i ka varur 1000 (një mijë) shqiptarë në Manastir vetëm pse kanë kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe!
Mos të mendojë dikush se mund të luhet sot me shqiptarët – e kush? Maqedonët që s’janë as farë kombi!
Ju bëjmë thirrje institucioneve shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, po ashtu të gjitha shoqërive civile dhe shteteve demokratike, GJND-së dhe Gjykatës në Strasburg, atyre që janë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut!
T’i njoftojmë dhe t’u kërkojmë përkrahje aleatëve që të ndikojnë në zgjidhjen e përhershme të shqiptarëve autoktonë në Maqedoni!
Kjo zgjidhje përfundimtare do të bëhet me bashkimin kombëtar, që është domosdoshmëri dhe nuk ka alternativë tjetër!
Respekt për studentët – jemi me ju!
8 prill 2026
Sadik Halitjaha
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
