leoni

Sado servilë të jenë politikanë shqiptarë ndaj grekëve, ata mbajnë qëndrimin e tyre fanatik, antishqiptar

Sado servilë të jenë politikanë shqiptarë ndaj grekëve, ata mbajnë qëndrimin e tyre fanatik, antishqiptar

Sot, në në Derviçan, bëhet zbulimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis, për të cilin me kohë kishte paralajmëruar Edi Rama. Sipas gazetës Dita, me këtë bust, i ndjeri K. Mitsotakis nderohet si kreu i parë i shtetit që vizitoi Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore, më 13 janar të vitit 1991. Sipas informacioneve, përgatitjet janë të ethshme, pasi në zbulimin e bustit do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa nga pala greke, Dimitris Avramopoulos do të përfaqësojë, Qiriakos Micotakisin, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë  ceremoni, edhe pse është familjar. Baza e bustit është vendosur ndërsa busti prej ditësh ndodhet në zyrat e Bashkisë Dropull. Në të njëjtën kohë, kanë përfunduar punimet e rikonstruksionit të sheshit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, shkruajnë mediat greke. Nuk dihet se si është zgjedhur data specifike nga organizatorët për zbulimin, por ajo përkon me prag të përvjetorit të JO-së dhe vrasjes së Konstantinos Kacifas pak kilometra më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …