Saimir Tahiri: Urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë të paligjshme, i kemi kërkuar rishqyrtim Interpolit

Saimir Tahiri: Urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë të paligjshme, i kemi kërkuar rishqyrtim Interpolit

Gjatë qëndrimit për një vizitë, në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka deklaruar  se urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë të paligjshme, andaj Shqipëria zyrtarisht i ka bërë kërkesë Interpolit që të shqyrtojnë këto fletë-arreste, jo vetëm për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, por edhe për flet-arrestet tjera, në mënyrë që të ketë zgjidhje definitive për këto çështje. Ndëkohë, ministri, Skender Hyseni deklaroi se ai dhe Ministria e Drejtësisë i ka shkruar Interpolit për çështjen e flet-arresteve, por që nuk e ka fuqinë e Shqipërisë, pasi Shqipëria është pjesë e Interpolit. I pyetur lidhur me situatën në Veri, ministri, Saimir Tahiri është përgjigjur se  do të ketë vëmendjen tonë në mënyrë që të ketë përmirësime pozitive në aspektin e sigurisë edhe pse ka veprime të paligjshme në veri. Ne do të ndërtojmë dhe jo të rrënojmë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …