Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Ballafaqimi me krimin është sfidë e re por betejat duhet të fitohen

Kryetari Thaçi ka deklaruar se ballafaqimi me krimin është sfidë e re por beteja në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve negative duhet të jetë permanente, e vendosur dhe me tolerancë zero. Ai në konferencën vjetore të prokurorëve, ka thënë se prokurorët kanë shënuar suksese shumë të rëndësishme por të gjithë presim edhe më tepër, pasi me suksesin e prokurorëve, Kosova do të jetë një vend edhe më i fortë. Unë takoj familjarë të masakrave të Mejës që ende nuk e kanë marrë përgjigjen e drejtësisë, takoj familjarë të masakrës në Izbicë, takoj qytetarë, familjarë, shoqata të familjarëve të masakrës së Studimes që ende nuk e kanë marrë përgjigjen nga sistemi i drejtësisë për ato masakra të grave, fëmijëve që janë kryer, gjithashtu takoj dëshmitarë të gjallë të masakrës së burgut të Dubravës, edhe atje nuk e kemi ende përgjigjen e sistemit të drejtësisë, as të ndërkombëtarëve as të vendorëve”, ka thënë Thaçi në takkimin vjetor me prokurorë.  Thaçi u ka thënë prokurorëve që do të jenë patriotë të shtetit,  nëse ballafaqohen me krimet më të rënda dhe më të ndjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …