Sala Berisha Shala: Dy heshtje politike, një mesazh i rëndë për idealet

Këto ditë, në dy vende me histori të ndryshme, por me plagë të ngjashme, ndodhin dy akte politike që në pamje të parë nuk kanë lidhje mes tyre.
“ Braktisja” e idealit në dy vende të ndryshme, me specifika të ndryshme.
Në Turqi pushoj aktivitetin e saj me marrëveshje me pushtetin turk, partia që përfaqësonte kurdët.
Në Kosovë, Lëvizja për Bashkim shuhet në heshtje, pa zhurmë, pa marrëveshje, pa dhunë, pa ndonjë kërcënim apo presion, anise në skenën politike ekzistonte një hapësirë e artë morale për të rimarrë flamurin e Bashkimit Kombëtar!
Pse?
Sepse partia që është sot në pushtet; dikur opozitë e zëshme, e cila kishte ndërtuar kapitalin e saj politik pikërisht mbi premtimin e bashkimit me Shqipërinë, madje me fjalë të mëdha: pa kushte, pa vonesa, pa negociata. Ndërkohë, sapo erdhi në pushtet, ky ideal u fshi si një slogan elektoral i bezdisshëm” . Nuk ka më ligjërime, platforma e strategji bashkëpunimi kombëtar. Ka heshtje, ka (keq)qeverisje, ka përurime urash gjashtë shtatë metershe..,Madje ka acarime të theksuara raportesh ndërshqiptare! Me fjalë tjera ka shmangie, ikje nga tema.
Dhe pikërisht në këtë boshllëk moral, kur qytetarët e ndjejnë zhgënjimin e madh, Lëvizja për Bashkim, forca që e ka pasur gjithmonë bashkimin si themel, jo si stoli, zgjodhi të largohet nga skena. Vetë. Pa përpjekje. Pa revoltë.
LB në këto rrethana të mbrendshme kishte mundësinë e artë të bëhej zëri i ndërgjegjes kombëtare në kohën kur pushteti e kishte harruar këtë ideal.
LB, kishte terrenin, kishte legjitimitetin moral, kishte precedentë.
Por, nuk pati as energji, as besim, as ndoshta njerëz të gatshëm të paguanin çmimin e mbajtjes së një ideali të papërlyer në një klimë ku gjithçka duket disi “e shitur, demode ose e padobishme.”
LB, iku nga skena me një njohtim si “ të mërzitur, por krenar..”?!
Ky rast nuk është vetëm fund i një partie. Është shuarje e një hapësire të domosdoshme.
Në çdo shoqëri ka nevojë për një ZË, që ngre idealin mbi interesin e momentit. Një zë që nuk e shet idealin për pragmatizëm dhe nuk e djeg për poste. Shuarja e Lëvizjes për Bashkim lë një boshllëk që sot nuk ka kush ta mbushë.
Nuk ka kush ta mbushë sepse; ata që trumbetuan këtë ideal sa ishin opozitë, tash janë në pushtet dhe nuk duan të hapin tema “që mund t’ua rrezikojnë” kolltukun, përkundrazi kanë fuqizu me pushtet individë dhe rryma që e kanë luftu këtë ideal brez pas brezi!
Nuk ka kush ta mbushë këtë boshllëk edhe për faktin se Idealistët e vërtetë janë të përçarë, të lodhur ose të heshtur.
Ani se duket kështu si e pashpresë kjo gjendje, prapë, dua të besoj se drita nuk është fikur dhe nuk fiket asnjëherë përfundimisht!
Historia ka treguar se idealët nuk zhduken. Ato, në njëfarë mënyre thjeshtë, “qendrojnë fjetur”. Në kohën më të papritur, mjafton një brez i ri, apo një individ i pakompromis, një lëvizje pa frikë nga tallja, që e ringjallë frymën. Me fjalë tjera; koha din të sjellë dhe
“pret një brez tjetër,” një zë tjetër, që nuk e ka frikë në mos do e quajnë naiv, anakronik, demode.
Sepse idealet nuk shuhen. Nuk është naivitet të kesh e të ushqesh ideal kombëtar! Nuk është as turp. Turp është me heshtë kur ke rastin të flasësh.”
Turp e marrëzi është me pritë se dikush do t’i kryej obligimet tuaja dhe do ta realizoj amanetin e brezave.
Mbetem me shpresë!🤞

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Lavdi të përjetshme datës historike të 10 Korrikut – krijimit të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare!

Në kulmin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër hordhive nazi-fashiste dhe bashkëpunëtorëve të tyre, nën udhëheqjen …