Sala Jashari: Me familjen e bacit Rifat Jashari na bashkon dhimbja dhe krenaria e qëndresës

 Sala Jashari, ka kujtuar lidhjen e fortë që familja e saj ka me familjen e bacit Rifat Jashari, të krijuar në ditët më të vështira të historisë së Kosovës. Ajo ka theksuar se familjet e tyre i bashkon një dhimbje e përbashkët për sakrificën e bërë, por edhe një krenari e madhe për qëndresën dhe kontributin në luftën për liri. Sipas saj, në të njëjtat data historike familjet e tyre qëndruan dhe luftuan krah për krah, duke u bërë pjesë e rezistencës së lavdishme të Epopesë së UÇK-së. Sala Jashari ka theksuar se ato ditë të rënda të marsit i lidhën përgjithmonë familjet e tyre me një histori të përbashkët sakrifice, e cila sot kujtohet jo vetëm si dhimbje, por edhe si një përgjegjësi morale për të ruajtur kujtesën historike dhe për të nderuar rrugën drejt lirisë. Ajo ka shprehur gjithashtu mirënjohje dhe respekt të veçantë për bacën Rifat Jashari, duke theksuar se ai bart mbi supe një barrë të rëndë – atë të kujtesës, të qëndresës dhe të dinjitetit që familjet e tyre treguan në momentet më të vështira të historisë së Kosovës. Sipas saj, kujtimi për sakrificën dhe heroizmin e familjeve që qëndruan në ato ditë historike mbetet një obligim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, në mënyrë që historia e rezistencës dhe e lirisë të mos harrohet kurrë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku mirëpret vendimin e Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Lidhjës Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani …