Deputetja, Sala Jashari ka vlerësuar se kjo legjislaturë nuk e dëshiron për kryetare, kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun. Ajo ka shtuar më tutje se për të është parimore të respektojë rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave. Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra”, ka shkruar deputetja, Sala Jasahri. “Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për Kryetare të Kuvendit. Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.”, ka shkruar deputetja, Sala Jashari.
